“Një vit pa ty , na duket pafundësi”, Blerina Glylameti përfol me fjalët për vëllain që vdiq në aksident

15:59 19/10/20203min117
122144226_10160377070580760_3096100171744553611_n

Një vit më parë, një aksident tragjik në tunelin Tiranë – Elbasan i mori jetën vëllait të deputetes të Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti. 37 vjeçari i ndjerë, Elton Macolli punonte në bazën ushtarake në Farkë dhe sipas autoriteteve shkak për humbjen e jetës së tij u bë një parakalim i gabuar.

Ditën e sotme politikania ka kujtuar vëllain, duke i dedikuar atij fjalët prekëse publikisht. Me anë të një statusi në ‘Facebook’ ajo thotë se është e vështirë të mësohet pa të por ka gjetur mënyrën për ta rikujtuar Eltonin.

“Një vit pa ty , na duket pafundësi .

Thonë që mësohesh me mungesën , që dhimbja tjetërsohet , shndërrohet , por është kaq e vështirë.

Kthehesh pas në kohë e udhëton në kujtesë për të gjetur momentet e bukura e të lumtura që të lehtësojnë dhimbjen, që të mbushin zbrasëtirën . Sjanë pak , kemi qënë gjithmonë krah njeri- tjetrit , ti me atë natyrën tënde të ndrojtur por me zemrën më të madhe që kam njohur ndonjëherë.

I kudogjendur jo vetëm për mua e familjen, por edhe për miqtë e cdo kënd që kishte nevojë. Ashtu të kemi kujtuar këto ditë me miq të shumtë që na kanë ndenjur pranë e na kanë pasuruar pa fund me episode të shumta të tuat për të bërë të paharrruar në mendjet e zemrat tona !”, ka shkruar Gjylameti.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *