Një tjetër lëvizje e bujshme! Aktorja e ‘Klanifornias’ largohet në mes të sezonit

16:47 27/09/20202min161
klanifornia

Aktorja Lisa Kujofsa është larguar nga spektakli i Klanifornias. Lisa e bëri vetë njoftimin përmes rrjeteve sociale, por nuk dha shumë detaje mbi arsyen e këtij largimi.

“Miq të dashur! Këtë status jua kushtoj të gjithëve ju, që jeni një mbështetje për mua dhe punën time në këtë rrugëtim artistik siç ishte Klanifornia. Për mua mbrëmja e sotme është dalja e fundit në Klanifornia. Falenderoj të gjithë stafin, jo vetëm kolegët aktorë por të gjithë ata që punojnë pas skenës dhe kamerave, pa të cilët puna jonë do ishte e pamundur, falemnderit! Falemnderit për të gjitha duartrokitjet, të qeshurat, inkurajimet e mbi të gjitha kritikat, të cilat do të më ndihmojnë në çdo sfidë të re që më pret. Do shihemi… sepse do shihemi, premtoj!” shkroi Lisa.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto