Një tjetër çift i showbbizit i infektuar me COVID 19

12:08 08/09/20202min115
is_200601_covid_test_positive_800x450-696x392-1-1

Një tjetër çift i njohur i showbizzit mësohet se ka kaluar Covid 19 dhe e ka mbajtur të fshehtë. Sipas mediave të huaja Victoria dhe David Beckham kanë qenë të infektuar me coronavirusin e ri në fillim të këtij kur ishin në Los Angeles.

Sipas gazetës ‘The Sun’, çifti, një numër i të afërmve, miqve dhe punonjësve u infektuan gjithashtu me virusin dhe për këtë arsye ata vendosën ta mbanin të fshehtë.

Familja dyshohet se u sëmur në mars kur çifti fluturoi në SHBA pasi David Beckham duhet të përfundonte punët për klubin e tij të futbollit Inter Miami.

Një burim itha se çifti Beckham kishin marrë pjesë në disa organizime festash në LA dhe si pasojë David dhe Victoria  ‘kapën’ virusin. Ata më pas fluturuan përsëri në Mbretërinë e Bashkuar, duke e lënë familjen nga frika se mos ishin bërë ‘përhapës’.

Familja Beckham festoi ditëlindjen e 21-të të djalit të tyre Brooklyn në 6 Mars në Mbretërinë e Bashkuar në Cotswolds dhe u kthyen në 14 Mars në shtëpinë e tyre në SHBA.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto