Një tjetër akuzë ndaj Trump, ish modelja pretendon se është abuzuar seksualisht!

15:39 18/09/20203min94
https___cdn.cnn_.com_cnnnext_dam_assets_200911192901-donald-trump-campaign-rally-michigan-696x392 (1)

Kjo nuk është hera e parë që Donald Trump akuzohet për ngacmime seksuale. Tashmë që presidenti i SHBA-ve është në “ethet” e garës presidenciale, papritur ka shpërthyer një tjetër skandal.

Një ish modele, e quajtur Amy, pretendon se në vitin 1997, Donald Trump e ka ngacmuar seksualisht.

“Isha në kthetrat e tij dhe nuk mund të largohesha. Unë nuk e di se si e quani veprimin kur e puth dikë me zor. Po e shtyja. Mendoj se mund t’i kem lënduar gjuhën. Jam ndjerë e shkelur, padyshim. Por ende nuk po e përpunoja çfarë ndodhi , ndihesha nën presion. Situata mund të përkeqësohej,” është një pjesë e deklaratës së saj. Ndërkaq, Amy u ka premtuar gazetave të njohura që do u japë prova dhe fakte për të vërtetuar akuzën e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto