Një punonjës del me koronavirus/Ambasada shqiptare në Romë pezullon punën

21:25 14/10/20202min127
1-146-696x393

Një punonjës i ambasadës së Shqipërisë në Romë ka rezultuar pozitiv me koronavirus dhe për pasojë kjo ka sjellë mbylljen e përkohshme të institucionit.

Sipas njoftimit të kësaj ambasade, puna do të ngrijë përkohësisht deri në dezinfektimin e të gjitha mjediseve dhe marrjen e rezultateve të tamponëve.

Të gjithë punonjësit e Ambasadës kanë bërë testimin e shpejtë dhe kanë dalë negativë.

Gjithashtu ambasada ka lajmëruar se ditën e nesërme do të njoftohet për një rifillim të shërbimeve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *