Një projekt i ri muzikor nga Romeo dhe Donaldi, s’jua merr mendja me kë po bashkëpunojnë!

14:52 09/06/20215min55
118309692_339534537455580_7657293797497930380_n

Tre vite më parë, dy vëllezërit Veshaj, Romeo dhe Donaldi, sollën një projekt muzikor shumë funny, të titulluar “Në të SMS”.Dy djemtë ‘debutuan’ në muzikë me nofkat “Montana” dhe “Montanella”, sipas roleve që asokohe kishin në aktrim.Projekti u pëlqye nga publiku dhe u prit me të qeshura, ndërsa tre vite më vonë dy binjakët po vijnë sërish me një këngë.Ata kanë bërë të ditur në rrjetin social Instagram se xhirimet kanë përfunduar dhe projekti është thuajse gati. Por, këtë herë ata s’do të vijnë vetëm.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Romeo Veshaj (@romeoveshaj)


Donaldi dhe Romeo po bashkëpunojnë me Alban Kondin dhe Fabian Bashën, ndërsa ne jemi të sigurt se ky bashkëpunim do të jetë fantastik!Ende s’e dimë si do të titullohet kënga, ndaj presim ta mësojmë sa më shpejt.Një pjesë e klipit është xhiruar në bregdetin e Vlorës, ndërsa dy djemtë janë rrethuar nga femra seksi. Pra, do të jetë diçka e nxehtë, fiks për këtë verë.Pasi rrëmbyen zemrat e publikut me rolet e tyre të shumta në emisionet e humorit, Romeo dhe Donaldi kanë nisur tashmë vetë një emision të titulluar “Binjakët Show”, ku kanë çdo javë të ftuar personazhe të njohur të showbiz-it.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto