Një numër rekord dhe më i larti / Mbi 100 milionë amerikanë kanë votuar për të preferuarin e tyre për President

19:28 03/11/20201min63
SHBA-1-770x433

Më shumë se 100 milionë votues tashmë kanë votuar në Presidencialet amerikane dhe po konsiderohet si një shifër rekord e votuesve.

Sipas Projektit të Zgjedhjeve në SHBA pranë Universitetit të Floridës, deri më tani mbi 100 milionë amerikanë kanë votuar, duke bërë që të jetë një numër rekord dhe më i larti në historinë moderne të këtij vendi.

Kjo rritje e numrit të votuesve, në veçanti e atyre me postë ka ndodhur si rezultat i pandemisë së coronavirusit, që ia mori jetën mbi 231 mijë amerikanëve në mbarë.

Me maska në fytyrë dhe duke respektuar distancën, qytetarët amerikanë prisnin pranë vendvotimeve për të zgjedhur të preferuarin e tyre.

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto