Një libër risi nga Enxhi Drapi, Diku ku dielli nuk perëndon…

15:49 08/09/20203min196
MARSELA DRAPI
Diku ku dielli nuk perëndon, roman nga Enxhi Drapi, studente e fakultetit të drejtësisë. Frumëzues dhe motivues. Është një roman me karakter psikologjiko-social, në qendër të së cilit është femra. Tepër aktual dhe në brendësinë e tij mbart të vërteta të realitetit të ditëve të sotme, duke filluar nga marrdhënia prind-fëmijë, dashuria, sëmundjet e ndryshme po ashtu edhe punët e jashtligjshme që persona të ndryshëm kryejnë për arsyet e tyre personale. Një roman i cili godet në mentalitet, në segmentin e shkurtër të largpamjes që kanë shumica e individëve.Autorja ka për qëllim të zgjojë syrin magjik të POZITIVITETIT tek çdo person, sepse të gjithë ne e kemi një të tillë. Autorja dëshiron përmes këtij romani të godasë paragjykimin. Ndër faqe lexuesit do përballen me shumë histori dështimi dhe fitoreje, sepse të dyja janë të lidhura ngushtë me njëra tjetrën. Gjithashtu do hasen me historinë e Helen, personazhit kryesor, e cila arriti të mposhtte sëmundje të njëpanjëshme dhe të ringrihej fuqishëm pas çdo dështimi vetëm me ndihmën e familjarëve. Sepse ajo e dëshironte shërimin dhe triumfin, dhe kjo është diçka me shumë rëndësi që njeriu duhet të bëjë, të dëshirojë, dhe jo vetëm për pak minuta. Duhet të kuptojmë se çfarë na bën të lumtur dhe të mos heqim kurrë dorë prej saj. Një roman unik për llojin e tij në Shqipëri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto