Një i vdekur dhe 134 raste të reja me coronavirus në Mal të Zi

17:55 29/09/20201min95
covid mali i zi

Një total prej 134 rastesh të reja pozitive të infeksionit u regjistruan në laboratorët e Malit të Zi.

Autoritetet shëndetësore malazeze gjithashtu kanë raportuar se një persona ka ndërruar jetë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 282 pacientë gjersa numri i përgjithshëm i rasteve aktive është 3,409.

Që nga fillimi i vitit, numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara të infeksionit me coronavirus është 10,575.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve në lidhje me infeksionin COVID-19 që nga fillimi i qershorit është 155, dhe që nga fillimi i vitit 164. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto