Një i ri aksidenton 43-vjeçarin që lëvizte me motor/ Makina përplaset me një tabelë, e plagoset një grua, detajet e policisë

15:39 21/09/20202min99
policiaaaaaaaa-1 (1)

Një aksident është regjistruar këtë të hënë në lagjien “Ali Demi” në Tiranë, ku një 19-vjeçar ka përplasur me automjetin e tij, 43-vjeçarin me inicialet D.S, i cili ishte duke udhëtuar me motor.

Autori K.H 19 vjeç është shoqëruar nga policia ndërsa D.S 43 vjeç ndodhet në spital jashtë rrezikut.

Në një tjetër ngjarje këtë të hënë, një automjet është përplasur me një me një tabelë, ku si pasojë tabela është shkëputur dhe ka plagosur lehtë një kalimtare në zonën e “Brrylit” në Tiranë.

Informacioni paraprak i policisë:

Me date 21.09.2020, rreth orës 12:00, në lagjen “Ali Demi”, mjeti me drejtues shtetasin K.H., 19 vjeç ka aksidentuar një mjet motorr me drejtues shtetasin D.S., 43 vjeç,  i  cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Po ashtu një tjetër ngjare ka ndodhur mesditën e sotme në zonën e Brrylit, në Tiranë.

Një makinë është përplasur me një shtyllë dhe për pasojë është dëmtuar një grua e cila i shte duke kaluar në këmbë. Ajo është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Me date 21.09.2020, rreth orës 12:20, tek “Brryli”, një mjet  ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një tabelë, ku si pasojë tabela është shkëputur dhe ka dëmtuar një kalimtare e cila u dërgua menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto