Një grua sulmon Matteo Salvinin, e kap për këmishe dhe ia këput pullat

13:03 10/09/20202min91
Salvini

Lideri i Ligës italiane, Matteo Salvini, gjatë një vizite në Toskana është shtyrë nga një grua me ngjyrë e cila madje ia ka këputur pullat e këmishës.

Salvini, partia e të cilët është kundër emigrantëve, ka qëndruar në Pontasieve në afërsi të Firences në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet rajonale që do të mbahen më 20 dhe 21 shtator.

“Duket se veprimi ishte i menduar më parë”, ka bërë të ditur policia italiane.

Mediat italiane raportojnë se ajo po kthehej nga puna, kur rastësisht hasi në një grup të mbështetësve të Salvinit dhe shfrytëzoi për ta shtyrë.

Në anën tjetër, Salvini ka thënë se sulmueses do të duhej t’i vinte turp.

“Çdokush mund të ketë qëndrime të ndryshme politike, sportive dhe të besimit, por pa dhunë”, ka shtuar Salvini.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto