Një e treta e rusëve besojnë se lideri i opozitës Aleksei Navalny është helmuar

19:15 05/10/20202min124
Russia-Navalny-03-29-20_AP-Pavel-Golovkin-1-780x439

Një në tre qytetarë rusë thonë se kritiku i Kremlinit, njëherësh lideri i opozitës Alexei Navalny është helmuar.

Kështu thuhet në sondazhin e realizuar nga Instituti rus “Levada Center”, ndërmjet datës 25 dhe 30 shtator 2020, përcjell Telegrafi.

Sipas raportit, 55 për qind e të anketuarve thonë se kryesisht nuk besojnë se Navalny është helmuar, kurse 12 për qind thonë se e kanë të vështirë të besojnë.

Në pyetjen se, kush është përgjegjës për helmimin e tij, pjesa më e madhe që janë përgjigjur, thonë se pushteti aktual apo autoritetet aktuale janë përgjegjëse.

Nga 8 për qind e të anketuarve thonë se, Navalny është helmuar nga Perëndimi apo nga dikush që është inkuadruar në hetimin e tij. Rreth gjysma e rusëve nuk janë përgjigjur në këtë pyetje.

Kujtojmë se më 20 gusht, Navalny filloi të ndihej keq derisa nga qyteti Tomsk po fluturonte për në Moskë. Aeroplani u detyrua të bënte ulje të paplanifikuar në Omsk të Siberisë.

Ai ishte dërguar në Gjermani për trajtim. Mjekët e ushtrisë në spitalin Charite të Berlinit ishin të parët që thanë se ai ishte helmuar nga një agjent nervor i njohur si Novichok, i cili ishte zhvilluar në kohën e Bashkimit Sovjetik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto