Një derbi pa tifozë, me foni të improvizuar dhe me një terren të rënduar bën që sfida më e rëndësishme e futbollit shqiptarë të ishte nën nivel

19:25 04/12/20202min108
129722111_2752739778315460_5208067530344952040_o-770x433

Në një derbi pa tifozë, me foni të improvizuar dhe me një terren të rënduar, bëri që sfida më e rëndësishme e futbollit shqiptarë të ishte nën nivel, pak emocione dhe shumë pak raste për shënim, të paktën në 45 minutat e para. Dy ekipet e kishin shumë të vështirë të luanin një futboll të rrjedhshëm, e kishin akoma më të vështirë të bën qoftë dhe dy pasime me topin poshtë. Të vetmet raste të rrezikshme erdhën nga goditjet standarde, apo goditje sporadike nga distanca. Frika për të mos gabuar në një ndeshje kaq delikate, bëri që dy ekipet të shihnin shumë pak përpara, rasti i parë, nëse mund të quhet i tillë ishte një goditje e Tolit nga distanca, me Hoxhën që kontrolli në pozicion.

Rasti më pastër në fraksionin e parë shkoi për Partizanin, me Bardhin që në minutën e 25-të me kokë devijoj topin në kuadrat por Bekaj i vëmendshëm largoi në këndore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto