
Shqiptarët që po bëjnë famë nëpër botë janë të shumtë dhe mes tyre përmendim edhe këngëtarin Gashi, i cili është shumë i dashur për publikun ndërkombëtar. Padyshim që çdo këngë e tij bëhet hit, por ja që edhe Gashi “refuzohet”.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ai ndau me të gjithë se kompania që do ta financonte në klipin e tij e ka ndërprerë bashkëpunimin. Shkak është bërë stili i tij i veçantë, pasi kishte menduar të shfaqej me fustan në klip, gjë që për kompaninë ishte tejet e papranueshme.
Gashi shprehet se ndihet i zhgenjyer se si mund të ekzistojnë ende paragjykime ne vitin 2020, aq më pak për një artist.