(EMRI) Motorri përplaset me shtyllën, ndërron jetë 32 vjeçari në Shkodër

11:48 03/09/20201min158
thumbnail_lajmi fundit

Një aksident me pasojë vdekjen e 32-vjeçari ka ndodhur në Shkodër këtë të enjte, në lagjen Garucë të fshatit ‘Oblik’.

Viktima i identifikuar me inicialet Zaim Verri, ka humbur kontrollin e motorrit e më pas është përplasur me një shtyllë.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve 32 vjeçari, ka ndërruar jetë në spital si pasojë e plagëve të marra.

Shkodër/Informacion Paraprak

Më datë 03.09.2020, rreth orës 09:35, në vendin e quajtur Fshati Garuc, Oblikë Shkodër, duke drejtuar motorrçikleten tip “Dayang”, shtetasi Z. V. 32 vjeç, banues në Fshatin Velinaj, Shkodër, ka humbur kontrollin dhe për pasojë është dëmtuar vetë drejtuesi, i cili sapo ndërroj jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.

Veprimet po kryhen me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto