Një adoleshente u përdhunua dhe u vra në vitin 1984, krimineli arrestohet pas 36 vjetëve në SHBA

14:14 12/09/20202min188
vajza

Vrasja e një vajze në qytetin Rochester të New Yorkut, e cila ndodhi 35 vjet më parë, u zgjidh përfundimisht duke përdorur testet e ADN-së.

Wendy Jerome, 14-vjeçare, u përdhunua dhe u vra ndërsa shkoi te një shoqe tjetër për t’i dhënë një kartolinë “Falënderimesh”. Trupi i saj u gjet nga një kalimtar i rastit pranë një koshi mbeturinash shkollore, raporton thenewyorktimes.

Timothy Williams, 56 vjeç, u arrestua në shtëpinë e saj në Melbourne, Florida, për vrasjen e kryer në vitin 1984.

Nëna e vajzës së vrarë në lot falënderoi policinë për këmbënguljen e tyre në zgjidhjen e rastit.

“Mendova se nuk do ta përjetoja kurrë këtë ditë”, tha Marlene Jerome, duke shtuar se i vinte keq që burri i saj nuk ishte gjallë.

Policia shpjegoi se një mostër e ADN-së u more gjatë autopsisë së vitit 1999 dhe u krahasua me bazën e të dhënave të FBI-së, por nuk kishte gjetur asnjë provë. Pastaj, në vitin 2017, ligji u ndryshua dhe policia u lejua të kërkojë jo vetëm shembuj të ADN-së që përputhen, por edhe krahasime me anëtarët e tjerë të familjes.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto