Nisja e vitit të ri akademik/ Rektori Hoxha mesazh studentëve: Mësimi online do të vazhdojë deri sa të… (VIDEO)

10:24 01/11/20203min78
universitete

Rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha, me rastin e nisjes së vitit të ri akademik, thekson se universiteti që drejton ka marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e procesit mësimor.

Ai thotë se pavarësisht vështirësive, edhe ky vit do të jetë i suksesshëm.

Viti akademik 2020-2021 është një fillim viti ndryshe, e ndikuar nga situata e përgjithshme e zhvillimit të pandemisë, për shkak të përhapjes së virusit Covid-19 dhe që na ka detyruar t’i përgjigjemi situatës, për të vazhduar proceset akademike, në kushtet e imponuara.

Universiteti i Tiranës ka marrë masat e nevojshme për të garantuar shëndetin e studentëve, personelit akademik dhe stafeve mbështetëse. Organet drejtuese janë angazhuar për të marrë përsipër përgjegjësinë e garantimit të proceseve akademike pavarësisht vështirësive dhe të papriturave që do të krijohen nga kjo pandemi. Jam i bindur se edhe ky vit do të jetë i suksesshëm, falë punës së secilit koleg.

Të nderuar studentë, ju uroj shumë suksese, sidomos studentëve që hyjnë për herë të parë në ambientet e Universitetit të Tiranës. Bëj thirrje që të tregohet kujdes në zbatimin e rregullave për t’u mbrojtur nga ky virus. Janë marrë masa ndaj Covid-19, sipas protokolleve ndërkombëtare. Do të doja që mësimi të zhvillohej në ambientet tona, por se ky vit akademik nis online, por besojmë se do kthehemi së shpejti në mjediset universitare”, deklaroi ndër të tjera rektori Hoxha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto