Nisja e Shkollave, Basha: Të bëhet testim masiv për stafin mësimor, shembull Kosova

11:00 11/09/20202min147
basha-1 (1)

Kreu i PD Lulzim Basha, 3 ditë përpara hapjes së shkollave i bën thirrje qeverisë që të kryejnë urgjentisht testim masiv për të gjithë stafin në shkolla në mënyrë që të shmanget përhapja e e Covid-19.

Thirrja e Bashës vjen përmes rrjetit social FB, ku teksa përmend masat e marra deri më tani, shkruan se mbetet detyrë parësore e qeverisë të marrë masa konkrete për të shmangur përhapjen e virusit mes nxënësve dhe mësuesve.

Postimi i plotë:

Tashmë shumë pranë, nisja e vitit të ri shkollor është një ditë e mirëpritur nga mijëra nxënës, prindër dhe staf pedagogjik në të gjithë vendin.

Ky vit nis në kushte të vështira për mësuesit, nxënësit dhe familjet e tyre. Javët e fundit numri i të prekurve me COVID-19 vazhdon të jetë i lartë, ndërkohë që mbetet detyrë parësore e qeverisë të marrë masa konkrete për të shmangur përhapjen e virusit mes nxënësve dhe mësuesve.

Veç dezinfektimit të ambienteve shkollore, mësimit me turne për të shmangur klasat me shumë nxënës, duhet kryer urgjentisht dhe testim masiv për të gjithë stafin mësimor. Çdo mësues ditën e parë të shkollës duhet të ketë rezultatin e testit të COVID-19. Me testime të shpeshta të stafit mësimor në vazhdim, do të mund të shmanget dhe një zinxhir i mundshëm infeksioni që do ta rëndonte edhe më tej situatën.

Ndërkohë që Kosova pritet ta zbatojë këtë plan, qeveria shqiptare duhet të nisë urgjentisht marrjen e masave për të siguruar testimet për stafin mësimor.

Jeta dhe shëndeti i mësuesve, nxënësve dhe të gjithë shqiptarëve është sot më i rëndësishëm se çdo show politik! –shkruan Basha

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto