Nisin gërmimet pranë burgut të Burrelit, kërkohen eshtrat e…

15:02 01/10/20201min86
burgu

Një vit më parë përmes një vendimi të qeverisë shqiptare u ngrit një grup pune, i cili do të merrej vetëm me gjetjen e eshtrave të qindra të vrarëve në kohën e komunizmit.

Këtë të enjte bëhet e ditur se ka nisur puna pranë ish-burgut famëkeq të Burrelit, në kërkim të një bankieri Italian.

Gërmimet po bëhen në pjesën e jashtme të burgut tek vendi i quajtur ‘Qershia’.

Dyshohet dhe ka informacion se pikërisht në këtë vend është varrosur  italiani Giussepe Terrusi, por  edhe shumë viktima të tjera të komunizmit.

Bankieri italian ka qenë i burgosur në Burrel nga regjimi i Enver Hoxhës dhe prej shumë vitesh djali i tij, Aldo Renato Terrusi, ka kryer hetime dhe kërkime për eshtrat e babait me synim për ti kthyer në atdhe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *