
Robert Pattinson, aktori që u bë i njohur ndërkombëtarisht nga saga e “Twilight”, mësohet se është infektuar me Covid-19. Robert sapo ishte kthyer në sheshxhirim, por arriti të punonte vetëm pak ditë.
Teksa xhironte për filmin e ardhshëm “The Batman”, Robert rezultoi pozitiv ndaj testit të Covid-19, duke ndërprerë kështu sërish xhirimet e filmit.
Mediat raportojnë se aktori është në gjendje të mirë shëndetësore, por do të qëndrojë 2 javë i izoluar. Ndërkaq, kjo është hera e dytë që xhirimet e filmit ndërpriten, herën e parë si pasojë e bllokimit prej pandemisë dhe tashmë për shkak të aktorit protagonist.