Nis operacioni për riatdhesimin familjeve shqiptare nga kampi famëkeq i Al Hawl, reagon Presidenca

17:24 26/10/20203min89
-800-0-5f96da1c88359

Gjysmëhëna e Kuqe siriane njofton nisjen e operacionit për riatdhesimin e familjeve shqiptare nga kampi famëkeq i Al Haël. Sipas organizatës humanitare, operacioni ka nisur dhe po vijon me sukses. Lidhur me këtë lajm të shumë pritur ka reaguar edhe Presidenca

“Falenderojmë Gjysmë Hënën e Kuqe Siriane për lirimin e disa fëmijëve shqiptarë të kampit të Al Haël, të cilët shumë shpejt do të kthehen në Shqipëri.

Tani punë për të kthyer të gjitha gratë dhe fëmijët që ndodhen në këtë kamp!”, shkruan zëdhënësi i Metës, Tedi Blushi.


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto