Nis operacioni për nxjerrjen e fëmijëve shqiptarë nga ferri i kampeve të Sirisë, Kryeministri Rama jep njoftimin e rëndësishëm, tregon çfarë pritet në fazën e dytë

17:22 26/10/20203min63
rama10

Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar sot drejt Libanit, ku pritet të kryhet riatdhesimi i katër fëmijëve shqiptarë nga ferri i kampeve të Sirisë. Rama shprehet se do fillojë menjëherë puna për rikthimin e pjesës tjetër të shqiptarëve të mbetur atje.

“Një hap nga finalizimi i fazës së parë operacionit kompleks për nxjerrjen e fëmijëve shqiptarë nga ferri i kampeve të Sirisë, pas një përpjekjeje diplomatike prej më shumë se një viti tanimë.

Nëse me ndihmën e Zotit gjithçka do të shkojë sipas planit, nesër do të kthejmë në atdhe katër fëmijë dhe do të hapim rrugën për finalizimin e fazës së dytë, ku do të kthejmë edhe pjesën tjetër”, shkruan Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto