
Guinea ka nisur fushatën e vaksinimit kundër Ebolas këtë të martë, si një masë për të ndaluar edhe një herë tjetër ‘ringjalljen’ e virusit.
Lajmin e bëri të ditur OBSH, e cila njoftoi se vaksnimi ka nisur me punonjësit e shëndetësisë në komunitetin rural të Gouecke.
“Vaksinimi përdor ‘strategjinë e unazës’, ku të gjithë njerëzit që kanë rënë në kontakt me një pacient të konfirmuar me Ebola, vaksinohen, si dhe punonjësit e frontit të parë të luftës me virusin”, tha OBSH në një deklaratë.
Drejtori i Përgjithshëm i OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus, deklaroi se përmes përvojës dhe ekspertizës së krijuar, të kombinuar me vaksina të sigurta dhe efektive, Guinea ka mjetet dhe njohuritë e duhura për t’iu përgjigjur shpërthimit të Ebolas.
Guina ka regjistruar 4 raste pozitive, 4 të dyshuara dhe 5 viktima, që pas shpërthimit të periudhës 2013-2016, që vrau mbi 11 mijë persona, shkruan Reuters. /Descript.al