Ngritja e Gjykatës Kushtetuese, Kim: Të jetë në funksion deri në fund të vitit, Meta dhe Ruçi të punojnë urgjentisht bashkë

15:12 18/09/20202min57

kim-1

Ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim ka reaguar pas deklaratës së presidentit Ilir Meta për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese.

Ambasadorja Yuri Kim i ka bërë thirrje Presdienti Ilir Meta dhe kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi që të punohet urgjentisht për rivënien në funksion të Gjykatës Kushtetuese deri në fund të këtij viti.

Thirrja vjen përmes një mesazhi në rrjetin social Twitter ku Kim shkruan:

“Faleminderit Presidenti Meta dhe kryeparlamentari Ruçi, që e keni bërë të qartë se Shqipëria duhet të ketë një Gjykatë Kushtetuese funksionale tani. Jemi dakord. Duke marrë parasysh opinionin e Komisionit të Venecias, këta dy udhëheqës duhet të punojnë urgjentisht me institucionet përkatëse për ta realizuar këtë para fundit të vitit 2020”, shkruan Kim në Twitter.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto