Ngritja e Gjykatës Kushtetuese/ Ambasadorja Yuri Kim ‘ultimatum’ KED: Vlerësoni shpejt kandidaturat, Shqipëria duhet të jetë me GJK deri në fund të këtij viti!

19:00 19/10/20202min93
yuri-kim-1581605750
Kim thotë se inkurajon KED për punën, por sqaron se Shqipëria duhet të jetë me Gjykatë Kushtetuese funksionale para fundit të këtij viti.

TIRANË- Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim i ka vendosur një afat Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për të shqyrtuar kandidaturat e listuara për Gjykatën Kushtetuese nga Presidenti dhe Parlamenti. Në një reagim në anglisht në rrjetet sociale, Kim thotë se inkurajon KED për punën, por sqaron se Shqipëria duhet të jetë me Gjykatë Kushtetuese funksionale para fundit të këtij viti.

“Presidenca dhe parlamenti kanë publikuar listat për kandidatët e Gjykatës Kushtetuese. Ne i duartrokasim ata që iu përgjigjën thirrjes për të shërbyer. Inkurajojmë Këshillin e Emërimeve në Drejtësi të vlerësojë kandidatët shpejt. Shqipëria duhet të ngrejë Gjykatën Kushtetuese deri në fund të vitit”.-shkruan Kim.

Por pse reagoi pikërisht sot Yuri Kim? 

Më 16 tetor, presidenti Ilir Meta ka publikuar listën me 10 kandidatë për t’i dërguar në Këshillin e Lartë të Drejtësisë për plotësimin e vakancës në Gjykatën Kushtetuese. Lista me 10 emra iu dërgua KED, pasi Meta shpalli tri herë thirrjen për plotësimin e vakancës në Gjykatën Kushtetuese. Në dy shpalljet e para, të datës 7 shkurt 2018 dhe të datës 27 shtator 2019, kandidatët që shprehën interesin ose janë tërhequr gjatë garës, ose nuk janë kualifikuar nga KED gjatë procesit të verifikimit të tyre, duke pamundësuar kështu sigurimin e një numri të mjaftueshëm kandidatësh për ushtrimin e të drejtës së emërimit të një anëtari të Gjykatës Kushtetuese për këtë vend vakant.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *