
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Peqin. Descript.al mëson se 51-vjeçari Sefedin Çelmeta ka vrarë 64-vjeçarin Sheqeri Hema.
Sherri mes tyre ka nisur për motive banale, ku 51-vjeçari ka goditur me gurë Hemën dhe si pasojë ky i fundit ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
Policia ka arrestuar autorin e ngjarjes së rëndë, si dhe ka nisur punën për zbardhjen e motive të kësaj ngjarje.