Ngjarja në Pogradec: Përdhunuesi po përgatitej ta trafikonte të miturën, por u ‘tradhtua’ nga e bija!

18:46 12/09/20203min152
Verdove-autori-770x381-1

Të tjera detaje tronditëse janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në qytetin e Pogradecit, ku 46 vjeçari Blerim Bizgjoni kryente marrëdhënie seksuale me një 13 vjeçare.

Bizgjoni ka qenë komshi me familjen e të miturës dhe i ka kërkuar prindërve të saj ta merrte në shtëpi e të kujdesej për të pasi babai i 13-vjeçares kishte probleme të shëndetit mendor, ndërsa nëna ishte e papunë.

Detajet e abuzimit: 

Mësohet se Bizgjoni e ngacmonte vajzën prej 1 viti dhe e ka dhunuar pasi ajo nuk pranonte të kryente marrëdhënie me të, ndërsa në ditën e Bajramit ka përfituar dhe ka abuzuar seksualisht me të miturën.

Në ballkonin e shtëpisë së tij, ai e ka dhunuar dhe kryer marrëdhënie deri në orën 4 të mëngjesit, ndërkohë që të njëjtën gjë ka bërë edhe ditën e nesërme.

Ai e ka kërcënuar vajzën e mitur të mos shkonte në polici, pasi aty nuk do e besonin sepse ai kishte mik një drejtues kryesor.

“Kam një prej drejtuesve kryesor në polici timin dhe askush nuk do të pranojë ty një denoncim”, i ka thënë ai të miturës.

Monstra u tradhtua nga e bija:

Ka qenë vajza e Bizgjonit ajo që ka zbuluar marrëdhënien e shoqes së saj me babain dhe i ka thënë që të hiqte dorë prej tij.

-(Vajza e 46 vjecarit) Hiq dorë nga marrëdhënia me babain tim.

-(E abuzuara)Unë nuk mundëm, më ndihmo dhe nuk do ta denoncoj në polici

-(Vajza e 46 vjecarit) Unë nuk i them dot gjë babait, ai është shumë i dhunshëm me mua dhe nënën, thuaja ti.

-(e abuzuara) Nuk mundem!

Të dyja kanë dalë nga shtëpia dhe kanë telefonuar operativin e zonës për t’u takuar, ndërsa abuzimin e ka bërë në komisariat bashkë me nënën e saj dhe një psikologe.

Dyshohet se 46 vjeçari po përgatiste terrenin për ta trafikuar të miturën, ndërsa mësohet se po hetohet edhe një tjetër rast, pasi të njëjtën gjë dyshohet se ka bërë edhe me një tjetër viktimë.

Por, nga ana e tij, i akuzuari Bizgjoni nuk ka pranuar asgjë para Policisë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto