Ngacmoi seksualisht 16 vjeçarin, Gjykata e Beratit liron nga burgu pedofilin

13:53 16/09/20202min70
Gjykata-Berat-696x418

“Prej tre vitesh e kisha të dashur të miturin”-kjo është deklarata që 66 vejçari Romeo Oço ka bërë përpara trupës gjykuese këtë të mërkurë.

Oço u arrestuar pak ditë më parë nën akuzën e ngacmimit seksual, por nuk do të qëndrojë prapa hekurave.

Prokurori Tasim Puci i ka argumentuar kërkesat e tij para gjykatës me dëshminë e dhënë në polici e prokurori nga 16-vjeçari K.J, që ka rrëfyer të gjithë kalvarin e ngacmimeve seksuale prej disa mujash dhe në bazë të raportit mjeko-ligjor që ka konstatuar shenja të dukshme të ngacmimit seksual tek djali 16-vjeçar.

Por trupa gjykuese ka vendosur vetëm “detyrim paraqitje”, duke mos pranuar kërkesën e prokurorisë, për të caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”

E gjithë kjo ngjarje është zbuluar 3 ditë më parë kur një 16 vjeçar ka denoncuar rastin në polici, ku dhe është shprehur se:

“Për muaj me radhë komshiu im më prekte me duar në zonat intime dhe më detyronte me forcë që dhe unë ta prekja. Kjo histori vazhdon prej muajsh, por unë kam pasur frikë prej tij dhe nuk i kam treguar askujt.

Sot kur më mori duke më kërcënuar pas banesës së tij ai tentoi më shumë dhe unë nga frika dhe për të shpëtuar prej tij mora një gur, e qëllova në shpatull dhe u largova me vrap”- ka thënë i mituri K.J

Kjo deklaratë është kundërshtuar nga Oço, i cili ka pranuar se ka pasur marrëdhënie seksuale me 16 vjeçarin, por me pëlqimin e të dyve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto