Ngacmime legjendash në rrjetet/ Maldini me fanellën e dytë, Toti: Do të rikthehesh kapiten?

17:57 14/09/20201min103
totti-dhe-maldini

Paolo Maldini ka postuar një fotografi të tijën me fanellën e dytë të Milanit, ngjyra e bardhë e së cilës i kujton ish-kapitenit finalet e shumta të luajtura gjatë karrierës së tij legjendare.

Në fakt, drejtori ka ofruar dy shkrepje dhe te njëra mbi fanellë dallohet emri i tij. Kaq ka mjaftuar për të ndezur rrjetet sociale me shumë yje të futbollit që kanë dhënë pëlqimin ndaj postimit në fjalë. Mes komentuesve të shumtë ka qenë Françesko Toti që e ka pyetur Maldinin nëse ka ndër mend t’i rikthehet futbollit të luajtur, ndërsa Xhon Terri e ka cilësuar si legjendë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto