Nga Xhixho Donaruma te Çalha, Milani vijon me misionet e radhës

19:17 07/10/20203min127
hakan dona

Përfundimi i merkatos nuk përkon me pushime për Paolo Maldinin apo drejtuesit e tjerë të Milanit. Tashmë që nuk mund të afrojnë më lojtarë, prioritet marrin kontratat e disa prej yjeve të skuadrës. Në krye të listës së rinovimeve është emri i Xhanluixhi Donarumës, i cili ka një akord deri më 30 qershor të vitit të ardhshëm.

donaruma

 

Menaxheri Raiola kërkon për portierin një trajtim special, ndaj “Djalli” duhet të bëjë një sforco shumë të madhe ekonomike për t’i siguruar portierit 8-9 milionë euro në sezon, çka do ta bënte lojtarin e tretë më të paguar në Itali dhe të parin për Milanin. 21-vjeçari ka deklaruar me kohë se nuk dëshiron të largohet si mosmirënjohës dhe është shprehur i hapur për rinovimin.

Problem mbetet klauzola sepse Raiola dëshiron një mundësi lirie për jo më shumë se 30 milionë euro, sidomos nëse Milani dështon të mbyllë sezonin mes katër të parave. Drejtuesit e “Djallit” duan ta ngrenë deri në 50 milionë euro shifrën, për të siguruar një fitim që do të ishte oksigjen i pastër për arkat e vuajtura të klubit.

Hakan-Calhanoglu-toro

ÇËSHTJE TURKE – Disi më të lehta bisedimet për Hakan Çalhanoglunë, kontrata e të cilit skadon në 2022-shin. Klubi mendon t’i zgjasë qëndrimin si kuqezi deri në 2025 kundrejt një pagese prej 3.5 milionë eurosh në sezon.

Turku me paraqitjet e tij ka tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave, por Milani do të nxitojë për të mos kaluar asnjë rrezik në lidhje me largimin e numrit 10. Diskutim i ngjashëm për Romanjolin. Edhe kapiteni ka një akord deri në 2022-shin, por qëndrimi nuk duket në dyshim, sidomos nëse i plotësohet kërkesa për 3 milionë euro në sezon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto