Nga shtëpia me vlerë marramendëse tek hapat e rinj të çiftit, pas zërave për ndarje zbulohen detaje të reja nga lidhja e Luana Vjollcës me Krenar Çoçajn

13:47 03/10/20206min155
luana-vjollca

Që nga fillimi i shtatorit është përfolur për një ndarje të Luana Vjollcës dhe Krenar Çoçajt.

Asnjëri prej tyre nuk reagoi ndaj këtyre zërave, megjithatë burime për Prive thanë se moderatorja dhe biznesmeni janë bashkë dhe gati për të marrë hapa të rinj në jetën e tyre.

Gjithashtu mësohet se çift, jo vetëm që nuk i kanë dhënë fund lidhjes së tyre por madje po investojnë në një shtëpi të përbashkët në Tiranë me vlerë marramendëse.

Zërat për fundin e marrëdhënies së tyre nisën, pasi u vu re që ata kishin hequr njërit-tjetrin nga “Instagram”-i, si edhe prej faktit që Krenar Çoçaj mungoi në festën e ditëlindjes së moderatores.

Së fundmi, Luana Vjollca publikoi një video në kanalin e saj në YouTube të quajtur “AfterParty”, ku iu drejtuan disa pyetje personale. Moderatorja u pyet rreth jetës së saj personale si edhe planeve të saj për të ardhmen.

Dëshiron dasmë tradicionale apo private?”- ishte një nga pyetjet dhe ajo iu përgjigj: “Private.” Ndërsa shprehu dëshirën për të pasur një familje të madhe. “Familje e madhe,”- tha Luana Vjollca.

Nuk mungoi as pyetja rreth jetës së saj sentimentale, që moderatorja hezitoi t’i përgjigjej.

Teksa i pyet nëse është në një lidhje apo single, ajo mbylli intervistën iu drejtuar një prej personave pas kamerës: “Duhet të vij për emision?”

Luana Vjollca dhe Krenar Çoçaj asnjëherë s’e konfirmuan lidhjen e tyre publikisht. Por e pranuan deri diku në “Instagram” me shkëmbime komentesh të nxehta dashurie.

Për herë të parë, dyshimet se moderatorja kishte nisur histori të re dashurie me shokun e ngushtë të kunatit, Getoar Selimit, u hodhën më 10 korrik të para katër viteve, kur ajo dhe Krenari festuan 28-vjetorin e tij në Santorini.

Hera e fundit që Luana e konfirmoi në njëfarë mënyre lidhjen me Krenarin ishte në emisionin e saj, kur tha se ua qante hallin atyre që kishin lidhje në distancë, pasi edhe ajo vetë udhëtonte fundjavave për të takuar të dashurin.

Edhe pse gjatë këtyre viteve kanë pasur edhe kriza në çift, flitet se ata ishin fejuar në fshehtësi dhe se Krenari kudo e prezantonte si nusen e tij.

  


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto