Nga rrahja e ish-bashkëjetueses, te xhaxhai dhe kushërira, kush janë tre të arrestuarit për dhunë në familje. Një tjetër u prangos për…

17:19 11/09/20205min107
arrestim

Tre persona kanë rënë në prangfat e policisë së Sarandës pasi dyshohet se kanë ushtruar veprën penale ‘dhunë në familje’. Po ashtu një tjetër është arrestuar, pasi është kapur në lagjen ‘Uji i ftohtë’ në Vlorë, se ishte duke drejtuar mjetin motor pa leje drejtimi.

Të arrestuarit për dhunë në familje janë: shtetasi L.Z., 27 vjeç, banues në Vlorë, dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish-bashkëjetueses së tij, për motive të dobëta; F. C., 50 vjeç, banues në fshatin Picar, Selenicë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj xhaxhait të tij, për motive të dobëta dhe  F. L., 66 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj kurshurirës së tij, për motive të dobëta.

Njoftimi i plotë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë dhe Sarandë, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, kanë arrestuar në flagrancë tre shtetas, si dhe një tjetër nga qarkullimi rrugorë:

• L.Z., 27 vjeç, banues në Vlorë, pasi në lagjen “Pavarsia”, Vlorë, dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish-bashkëjetueses së tij, për motive të dobëta.

• F. C., 50 vjeç, banues në fshatin Picar, Selenicë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj xhaxhait të tij, për motive të dobëta.

• F. L., 66 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj kurshurirës së tij, për motive të dobëta.

• A. Gj., 23 vjeç, banues në Vlorë, pasi u kap në lagjen “Ujë i Ftohtë” Vlorë, duke drejtuar motorrin pa leje drejtimi përkatës.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto