Nga regjistrimi i votuesve te zbatimi i votimit biometrik, Yuri Kim zbardh detaje nga takimi me ministrin Lleshaj: Jam në pritje të…

19:54 01/10/20202min93
AmbYuri_Kim (1)

Pas denoncimeve të opozitës se qeveria po bën përpjekje për manipulimin e listave të zgjedhësve, ambasadorja Yuri Kim është takuar ditën e sotme me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Përmes një shënimi në Tëitter, Kim bën të ditur se në bisedën mes tyre është diskutuar për bashkëpunimin e fortë mes SHBA-ve dhe Shqipërisë për sigurinë dhe zbatimin e ligjit

Po ashtu është folur edhe për zbatimin e votimit biometrik një ndër pikat kyçe të marrëveshjes së 5 qershorit, ndërsa ka theksuar se është në pritje të sqarimit publik që ministri Lleshaj do të bëjë në lidhje me regjistrimin e votuesve.

“Kam pasur një diskutim shumë të mirë sot me Ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj mbi bashkëpunimin e fortë mes SHBA-ve dhe Shqipërisë për sigurinë dhe zbatimin e ligjit. Diskutuan gjithashtu përgatitjet për zgjedhjet, përfshirë zbatimin e votimit biometrik siç është rënë dakord në marrëveshjen e 5 qershorit. Ai sqaroi pyetjet në lidhje me regjistrimin e votuesve.

Në pritje të sqarimit publik kur Ministri Lleshaj të shfaqet tek emisioni i Sokol Ballës në mbrëmje, plus sqarimin publik në faqen e internetit të Ministrisë për të siguruar transparencën dhe ndërgjegjësimin e publikut kundër keqinformimit”, shkruan Kim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto