Nga Pylli i Sodës te Kadastra e Vlorës, Luan Rama: Kryeministri, gënjeshtari më i madh. Në 25 prill vlonjatët të shpëtojnë një herë e mirë prej…

17:07 07/10/20205min173
luan-rama-753x450

Ish-deputeti i LSI-së, Luan Rama përmes një postimi në facebook shkruan se Vlora është dëshmi e shpërdorimit nga pushteti i Edi Ramës dhe sidomos zyra e Kadastrës së këtij qyteti.

Rama thotë se “që prej kur Edi Rama u bë kryeministër dhe, edhe deputet i Vlorës, janë emëruar, dorëhequr dhe shkarkuar rreth njëzetë drejtorë të hipotekës, si pasojë e një realiteti korruptiv dhe kriminal në trajtimin dhe administrimin e pronave, kryesisht në bregdet”.

Krahas Kadastrës, Luan Rama shkruan se ajo nuk është gjurma e vetme e shpërdorimit kriminal të Ramës në Vlorë.

“Pylli i sodës dhe e gjithë zona prej plazhit të vjetër në Zvërnec në rreth 6 kilometër vijë bregdetare, është degraduar, shkatërruar e vjedhur e po përgatitet të ndahet për oligarkët e kryeministrit njësoj siç është ndarë edhe hapsira e bregdetit prej Palasës e më poshtë në Jug”.

Më tej ish-deputeti shton se “Rama është edhe gënjeshtari më i madh që është tallur me Vlorën me të gjithë cinizmin e vet, që prej premtimit se do t’i siguronte ujë të pijshëm 24 orë në ditë, e me rradhë në morinë e pafund të mashtimeve, si ai me aeroportin që do të duhej të përurohej në këto ditë të fundvitit 2020 e deri tek largimi i shumë shërbimeve e zyrave si ato të arsimit, energjisë elektrike etj. të cilat qytetarët e Vlorës duhet të shkojnë t’i gjejnë në Fier!”

Postimi i plotë: 

VLORA SI DËSHMI E SHPËRDORIMIT PREJ PUSHTETIT TË EDI RAMËS

Shembulli më i pashembullt e modeli më përfaqësues i shëmtisë së qeverisjes në gjithë përmasën e vet reale të korrupsionit dhe të vjedhjes, të abuzimit dhe të shpërdorimit kriminal në të gjithë qarkun e Vlorës, është zyra e hipotekës apo ajo që sot quhet kadastra.

Që prej kur Edi Rama u bë kryeministër dhe, edhe deputet i Vlorës, janë emëruar, dorëhequr dhe shkarkuar rreth njëzetë drejtorë të hipotekës, si pasojë e një realiteti korruptiv dhe kriminal në trajtimin dhe administrimin e pronave, kryesisht në bregdet.

Mirëpo hipoteka, përkatësisht kadastra, nuk është gjurma e vetme e shpërdorimit kriminal që pushteti i Edi Ramës ka lënë në Vlorë.

Pylli i sodës dhe e gjithë zona prej plazhit të vjetër në Zvërnec në rreth 6 kilometër vijë bregdetare, është degraduar, shkatërruar e vjedhur e po përgatitet të ndahet për oligarkët e kryeministrit njësoj siç është ndarë edhe hapsira e bregdetit prej Palasës e më poshtë në Jug.

Por, mbi çdo gjë tjetër, Edi Rama është edhe gënjeshtari më i madh që është tallur me Vlorën me të gjithë cinizmin e vet, që prej premtimit se do t’i siguronte ujë të pijshëm 24 orë në ditë, e me rradhë në morinë e pafund të mashtimeve, si ai me aeroportin që do të duhej të përurohej në këto ditë të fundvitit 2020 e deri tek largimi i shumë shërbimeve e zyrave si ato të arsimit, energjisë elektrike etj. të cilat qytetarët e Vlorës duhet të shkojnë t’i gjejnë në Fier!

Ndaj, zgjedhjet e 25 prillit nuk janë vetëm një mundësi që qytetarët të zgjedhin përfaqësuesit e tyre në Kuvendin e Shqipërisë, por edhe shansi që të vlonjatët të shpëtojnë një herë e mirë prej shushunjave të pushtetit në të gjitha nivelet e qeverisjes në Vlorë dhe zgjedhës korruptive të Edi Ramës, portretin e të cilit e gjejmë të plotë në vargjet e Ali Asllanit:

“Shitet vendi për para,

Me para e për para,

Bëhet burri telendi,

Dy para një maskara,

Para hasmit lepe – peqe,

Para zërit te atdheut,

Hundë e tyre shtate sqepe!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *