“Nga nesër në Ballkan do depërtojnë masat e nxehta”- Parashikimi i sinoptikanëve për dy ditët në vijim, që favorizon planet tuaja

18:41 27/08/20202min138
moti

Referuar njoftimit të Shërbimit Meterologjik ushtarak bëhet e ditur se dy ditët që vijnë moti do të jetë i kthjellët dhe temperaturat do të jenë të larta.

Kështu nëse keni parashikuar që të kaloni fundjavën në plazh, moti është favorizues.

Temperaturat në vlerat e mëngjesit parashikohen me një rritje të lehta nga 15°C në zonat malore deri në 22°C në ato të ulta. Në vlerat e mesditës parashikohet një rritje prej 2-3 grad dhe temperatura nga 33°C në zonat malore deri në 37-38°C në ato të ulta”, thuhet ndër të tjera.

Njoftimi i plote I SHMU:

Vendi ynë vijon të ndikohet nga kushtet e qëndrueshme atmosferike dhe në këtë mënyrë vijojnë edhe ditët me mot të kthjellët dhe të nxehtë. Por, duke nisur nga dita e nesërme gradualisht mbi rajonin e Ballkanit depërtojnë masat e nxehta nga Afrika e Veriut.

Në këtë mënyrë edhe nesër pritet mot i kthjellët në të gjithë territorin por njëkohësisht i nxehtë. Temperaturat në vlerat e mëngjesit parashikohen me një rritje të lehta nga 15°C në zonat malore deri në 22°C në ato të ulta. Në vlerat e mesditës parashikohet një rritje prej 2-3 grad dhe temperatura nga 33°C në zonat malore deri në 37-38°C në ato të ulta.

Po kështu edhe dita e Shtunë do të ketë mot të kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore. Era për këto dy ditë do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut kryesisht e lehtë dhe shpejtësi 1-10m/s.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto