“Nga Lufta e Kosovës në Ligën e Kampioneve”, gazetari i njohur italian i kushton reportazh Vedat Muriqit: U fshihej ushtarëve serb për…

15:36 06/09/20207min82

vedat

Kalimi i Vedat Muriqi te Lacio përbën një hap të jashtëzakonshëm në karrierën e sulmuesit të Kosovës. Duke parë jetën e tij, mbijetesa në Luftën e Kosovës, kthimi në atdhe, nisja e karrierës si futbollist dhe katapultimi deri në Turqi me Fenerbahçen ku spikati në vetëm një sezon të krijohet një respekt i jashtëzakonshëm për 26-vjeçarin, i cili do të ketë shansin e madh të luajë për herë të parë në karrierën e tij në Ligën e Kampioneve, i konsideruar si kompeticioni më i fuqishëm i klubeve të futbollit.
e-kryer-vedat-muriqi-te-lazio-akord-total-mes-italianeve-dhe-fenerbahces
Gazetari i njohur italian Xhanluka Di Marcio i ka kushtuar një reportazh të plotë jetës dhe ngjitjes në karrierë të Vedat Muriqit, të cilin e krahasojnë me “bomberin” e Bajern Mynihut Robert Levandovskin.

REPORTAZHI I XHANLUKA DI MARCIOS PËR VEDAT MURIQIN 
“Nga Lufta e Kosovës në Ligën e Kampioneve. Vedat Muriqi, që në fëmijëri i ka parë të gjitha ngjyrat e jetës që nga fëmijëria e tij. Dhe kur vjen fjala te fusha e lojëës, për dikë si ai mund të jetë vetëm një kënaqësi e thellë. Pavarësisht rezultatit, pavarësisht gjithçkaje që qëndron pas tij.

 

Në moshën 26-vjeçare me 15 gola në kampionatin turk në sezonin e parë me Fenerbahçen ishte më se e mjaftueshme për të bindur Igli Taren për ta futur në librin e tij të shënimeve. Lacio e ka ndjekur prej javësh Muriqin, ndërsa tani do të kenë mundësinë të shijojnë gjithçka prej tij. Marrëveshja mes klubeve tashmë është arritur.

NGA LUFTA E KOSOVËS TE FUTBOLLI
Vedat_Muriqi

U detyrua të largohej nga Kosova për në Shqipëri që kur ishte fëmije prej luftës në atdhe. Që kur u kthye në shtëpi, Vedati ndoqi ëndrrën për t’u bërë futbollist. Në moshën 6-vjeçare duhej të mësohej se si t’u fshihej ushtarëve serb, të njëjtët që vranë shumë njerëz në lagjen e tij. Pastaj erdhi lejekalimi për në Shqipëri për t’u strehuar së bashku me familjen e tij. Në verën e 2005 Muriqi kthehet në Kosovë për të luajtur me Lirinë. Nga ky moment nisi një kapitull shpresëdhënës në jetën e tij.
1200px-FC_Liria.svg

Nga Kosova deri në Itali rruga nuk është e shkurtër. Pas përvojës me të rinjtë e Lirisë, Vedat u kthye në Shqipëri për të debutuar me Teutën. Në moshën 20-vjeçare, kaloi në Turqi te Giresunspori. Ngjitja vazhdoi deri në momentin kur Fenerbahçe e thirri në verën e 2019-ës dhe Muriqi i hipi avionit. Disa muaj më vonë, klubet më të forta në Europë e pikasën atë.

As Roma 03/10/2019 - Europa League / Lazio-Rennes / foto Antonello Sammarco/Image Sport nella foto: Igli Tare
KARAKTERISTIKAT SI SULMUES
“Kur shikon teksa luan, më kujton Robert Levandovskin. Është shumë herët të mendojmë se mund ta shikojme te Bajern Mynihu, ndoshta në vend të polakut, por nëse vazhdon të rritet në këtë mënyrë…”. Kurrë mos thuaj kurrë. Krahasim i sforcuar? Në pamje të parë duket kështu. Në këtë mënyrë u shpreh Maks Kruse, shoku i skuadrës së Muriqit te Fenerbahçe. Kruse ka zhvilluar 250 ndeshje në Bundesligë duke luajtur me Verder Bremenin, Volfsburgun dhe Borusia Mynshenglabahun. Përpara se ta krahasojë Muriqi me Levandovskin, ndoshta Kruse mendoi krahasimin në një pikë të caktuar.
1LIVE_Krone_2014_Max_Kruse

Duke lënë mënjanë CV-të e tyre, ka disa ngjashmëri. Muriqi ngjan si sulmues modern, pak më shumë i gjatë se ç’pritej (1.95 m) dhe më pak i shpejtë, por është i zoti në kontrollin e topit.Është i fuqishëm në goditjet me kokë. Vedati kthehet gjithmonë për të shënuar: luan me mesfushorët, kalon në krah, ndjek topin dhe kthehet në zonën e rreptësisë për të goditur.

Përveç Kruses, këtë vit Muriqi ndau dhomën me ish-lojtarin e Bajernit Luiz Gustavon dhe me dy ish-lojtarë të Serisë A: Çaner Erkin, i cili u ble nga Interi, por nuk u përfshi kurrë në project dhe Miha Zajç, surprizë e bukur për Empolin në sezonin 2018-2019.
Muriqi_Fenerbache_GETTY

Pasi tentoi të merrte Zhirunë në janar, Lacio gjeti një partner ideal të ri me potencial për Çiro Imobilen. Me një koleg në krah si Vedati, Çiro do të jetë i lirë të sulmojë në thellësi të kundërshtarit dhe të ndëshkojë mbrojtjen e tyre. Muriqi mud të vazhdojë të ëndërrojë: nga Lufta e Kosovës deri në…Ligën e Kampioneve.

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *