Nga heqja e koalicioneve te vota e emigrantëve, zbardhet debati tek OSBE, gjermanët: A ka konsensus mes PD e PS?

12:05 12/09/20206min71
OSBE-tryeza-pragu-koalicionet

Debati për koalicionet parazgjedhore mes maxhorancës dhe opozitës shqiptare ka shqetësuar partnerët ndërkombëtarë, anëtarë të OSBE-së.

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri zhvilloi dy ditë më parë takimin e parë me shtetet anëtare të OSBE-së për t’i informuar në lidhje me çështjen e Reformës Zgjedhore në Shqipëri.

Ndërkohë, gazeta “Panorama” përmes burimeve diplomatike ka mësuar shqetësimet e shprehura nga Gjermania dhe vendet e tjera për situatën në Shqipëri. Burimet konfirmojnë se përfaqësuesi i shtetit gjerman ka pyetur përfaqësuesit e OSBE-së nëse ka një skenar dakordësie mes PS e PD për koalicionet.

Ndërkohë, nga prezenca e OSBE-së në Shqipëri është konfirmuar se maxhoranca kërkoi heqjen e koalicioneve për shkak të hapjes së listave dhe se tani mund të garojnë me një logo partie dhe listë të përbashkët. Por ajo që po diskutohet, sipas prezencës së OSBE në Shqipëri, është formula e mandateve.

Një tjetër shqetësim i ndërkombëtarëve është edhe koha e limituar për ndryshimin e Kodit Zgjedhor para zgjedhjeve të ardhshme. Ata kërkojnë të dinë nëse ka një kufizim kushtetues se deri sa kohë para zgjedhjeve mund të bëhen (ndryshimet) në Kodin Zgjedhor. Ndërsa duke iu përgjigjur një tjetër pyetjeje të partnerëve ndërkombëtarë, prezenca e OSBE-së konfirmon se edhe Kodi Zgjedhor i miratuar më 23 korrik nuk reflektonte të gjitha rekomandimet e ODHIR-it, por theksohet se vijon puna për t’i adresuar.

DEBATI

Përfaqësuesi i Gjermanisë: Pyetje mbi koalicionet parazgjedhore, a keni një skenar kompromisi mes PS dhe PD-së?

Përfaqësuesi i OSBE-së në Shqipëri: Koalicionet janë një “patate e nxehtë” në këto momente. Nga njëra anë maxhoranca kërkoi heqjen e koalicioneve për shkak të listave të hapura. Dhe tani partitë mund të garojnë nën një logo me një listë të përbashkët. Gjithashtu ekziston edhe një çështje tjetër nga opozita. Është formula për shpërndarjen e mandateve, ata nuk duan që formula të ndryshojë. Aktualisht në Kodin Zgjedhor kemi dy formula. Formula e parë është për shpërndarjen e mandateve për partitë politike dhe formula tjetër është shpërndarja e mandateve brenda koalicioneve parazgjedhore. Por pas ndryshimeve kushtetuese kjo duhet të ndryshojë, tani për shkak të formulës.

Kur është afati i fundit që lejohet për të bërë ndryshime  në Kodin Zgjedhor para zgjedhjeve, sipas Kushtetutës?

Nevojitet një nxitim për të vijuar me ndryshimet, por kjo varet nga partitë politike. Nëse do të ketë vonesa prej tyre, kjo do të krijojë paqartësi, pasi ndryshimet ligjore duhet të marrin kohën e duhur.

Sa i mundshëm është realizimi i votës së emigrantëve, a ka një fizibilitet?

Ky proces është i ri dhe është për herë të parë, prandaj shpresojmë që KQZ-ja e re të krijohet më shpejt sesa kjo e fundit. Aplikimi i votës së emigrantëve i është lënë KQZ-së për të vlerësuar se çfarë do të bëjë dhe si do të zbatohet. KQZ-ja do të vendosë nëse ka kohë dhe burime të mjaftueshme për ta bërë atë tani për zgjedhjet e 25 prillit.

Çfarë është duke ndodhur me kandidatët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, a ka pasur aplikime?

Po, sipas informacioneve të deritanishme, në kryesinë e Kuvendit kanë shkuar vetëm dy kandidatë. Ndërkohë, afati i fundit që kandidatët që vetofrohen ose ata të cilët do të propozohen nga subjektet zgjedhore, është deri më 18 shtator.

Reforma Zgjedhore e miratuar nuk ka plotësuar të gjitha rekomandimet e OSBE / ODHIR-it, a do të ketë vazhdim për të adresuar pjesën tjetër të procesit gjyqësor?

Puna nuk konsiderohet e kryer dhe puna është e pranishme. Ka çështje ku rekomandimet e ODHIR-it janë adresuar plotësisht, po ashtu ka çështje për të cilat rekomandimet e ODHIR-it janë adresuar siç ka edhe çështje ku rekomandimet nuk janë adresuar. E mira është që në marrëveshjen e 5 qershorit u ra dakord për depolitizimin e administratës.

Pragu

– PS po shtyn përpara 5%, çfarë lloj llogaritjeje duhet të bëhet për pragun? Gjatë konsultimit të amendimeve kushtetuese u ra dakord që është shumë e tepërt që të caktohet masa e pragut në Kushtetutë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto