Nga demokracia te siguria kombëtare/ Ambasadorja Yuri Kim reagon pas takimit me Ramën

19:20 09/11/20202min87
87125679-3410-4203-b26f-a9ddf5cc1e01-1-321x263

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, reagon pas takimit në Kryeministri me kryeministrin Edi Rama.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, ambasadorja Kim thekson se ka diskutuar me kryeministrin shqiptar mbi progresin e marrëdhënieve mes dy vendeve, si dhe mbi mënyrat për të ecur përpara në bashkëpunimin mbi demokracinë, sigurinë dhe biznesin.

“Sot patëm një diskutim të shkëlqyer me kryeministrin Edi Rama mbi progresin e fundit në marrëdhëniet mes SHBA dhe Shqipërisë dhe për të diskutuar mënyrat për të ecur përpara në bashkëpunimin tonë mbi demokracinë, siguri dhe biznesin. Shumë mundësi, (por edhe punë e vështirë!). Përpara për partneritetin tonë”, shkruan ambasadorja Kim.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto