Nga Behauddin GASHI/ NDAHET NGA JETA EMIRI I KUVAJTIT

22:11 29/09/20203min431
IMG-20200929-WA0009
Ndahet nga jeta në moshën 91-vjeçare Emiri i Kuvajtit, Shkëlqesia e tij, Sheikh Sabah al-Ahmed al-Sabah. Ai pritet të pasohet nga vëllai i tij 83-vjeçar dhe princi i kurorës, Sheikh Nawaf al-Ahmed al-Sabah.
 Shkëlqesia e tij, Sheikh Sabah al-Ahmed al-Sabah, ka drejtuar në mënyrë perfekte shtetin e Kuvajtit që nga viti 2006, duke dhe mbikëqyrur politikën e tij të jashtme për më shumë se 50 vite. Ai ishte simbol i paqes, urtësisë dhe dhënies, si dhe një përkrahës i rrallë e i vazhdueshëm i çështjeve që prekin kombet arabe dhe islame. Me urtësinë e Tij të çmuar, Ai udhëhoqi rilindjen moderne te Kuvajtit, në një rrugë madhështore drejt stabilitetit dhe prosperitetit, duke fituar respektin dhe vlerësimin e gjithë botës në proçes.
 Është quajtur “Dekani i diplomacisë arabe” për përpjekjet e tij kosolale për të rivendosur marrëdhëniet me shtetet që mbështetën Irakun gjatë Luftës së Gjirit (1990-1991), kur Kuvajti u pushtua nga forcat irakiane.
 Kuvajti ka një popullsi prej 4.8 milionë banorësh, midis të cilëve 3.4 milionë janë të huaj. Konsiderohet si njëra prej gjashtë fuqive më të mëdha të naftës në botë dhe është një aleat i madh i SHBA-së.
 Emiri ka fjalën e fundit në çështjet politike. Ai ka fuqinë absolute të mbizotërojë ose shpërndajë parlamentin dhe të thërrasë zgjedhjet.
 Në këtë ditë zie, nga zemra burojnë ngushëllimet më të përzemërta për këtë humbje të jashtëzakonshme të të afërmve, popullit kuvajtian dhe krejt botës humane! All-llahu i Madhëruar i Faltë Xhennetin Firdeus Sheikh Sabah al-Ahmed al-Sabahut, ndërsa familjarëve u dhuroftë durimin – “Ne jemi të All-llahut dhe tek Ai do të kthehemi”!
 Vullneti i palëkundur u shkon për shtat njerëzve të vendosur dhe veprat fisnike u kanë hije njerëzve madhështorë, si Shkëlqesia e Tij, Shejkh Sabah al-Ahmed al-Sabah!…
 Populli shqiptar do t’i mbetet përherë mirënjohës Emirit të Kuvajtit, Shkëlqesisë së Tij, Sheikh Sabah al-Ahmed al-Sabah si dhe krejt popullit kuvajtian!
 Zoti Fuqiplotë e forcoftë akoma më tepër miqësinë midis dy vendeve tona dhe na dhuroftë një të ardhme plot dritë në rrugën e udhëhequr nga Emiri, Sheikh Sabah al-Ahmed al-Sabah!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto