Nga akuzat për zhvatje në mikesha që drekojnë bashkë, Loredana bën paqe me çiftin zvicerian

10:50 23/09/20202min117
loredana-1-696x463

Loredana ka prej mbi 1 viti probleme me një çift zvicerian, probleme të cilat u pasqyruan së shumti në median zviceriane. Këngëtarja akuzohej se i kishte zhvatur çiftit mbi 700.000 franga, duke përdorur një identitet të rremë.

 

Denoncimi në polici u pasua me një skandal mediatik dhe seanca të zvarritura gjyqësore. Ndërkaq, tashmë duket se Loredana paska qetësuar gjërat me çiftin në fjalë. Ajo ka postuar një foto ku shfaqet duke folur në FaceTime me Petrën, gruan që akuzohej se kishte zhvatur.

 

Në foto duken të dyja mjaft të qeshura, gati shoqe. Postimi i radhës nga një faqe e huaj, “vërtetoi” miqësinë e re mes tyre. Ato janë filmuar teksa drekojnë në një restorant dhe nisur nga pamjet, nëse nuk do e dinim se çfarë kishte ndodhur mes tyre, nuk do dyshonim kurrë që këto dy persona kanë patur probleme në të kaluarën. Nuk dihet sesi është arritur të vendoset “paqja” mes tyre, megjithatë fansat e Loredanës janë mjaft të lumtur që ajo nuk po sulmohet më mediatikisht nga çifti në fjalë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto