Netanyahu pas njohjes së Kosovës nga Izraeli: Vendi i parë me shumicë myslimane që do të hap ambasadë në Jeruzalem

11:14 05/09/20202min117
Netanjahu

Izraeli është shteti më i fundit që ka njohur realitetin e ri në Ballkan – pavarësinë e Kosovës.

Kjo ka ardhur pas normalizimit të marrëdhënieve ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë, ku zyrtarët e të dyja shteteve kanë nënshkruar një marrëveshje në zyrën ovale të Shtëpisë së Bardhë, ku ishte prezent edhe presidenti i SHBA-së, Donald Trump, transmeton Telegrafi.

Menjëherë pas kësaj, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka pas një bisedë video-konferencë me kryeministrin izraelit.

Netanyahu tha pas bisedës se Kosova do të jetë, “Vendi i parë me një shumicë myslimane që do të hap ambasadë në Jeruzalem. Siç kam thënë në ditët e fundit, rrethi i paqes dhe njohjes së Izraelit po zgjerohet dhe kombet e tjera pritet të bashkohen me të”, shkruan haaretz.

Para takimit me udhëheqësit e Serbisë dhe Kosovës, të cilët diskutuan për normalizimin e marrëdhënieve në Uashington, Trump njoftoi se Serbia ishte zotuar të zhvendoste ambasadën në Jeruzalem dhe se Kosova dhe Izraeli kishin rënë dakord të krijonin marrëdhënie diplomatike, transmeton Telegrafi.

Presidenti amerikan tha të premten se Kosova, një vend me një “shumicë myslimane”, ka rënë dakord të vendosë “lidhje diplomatike” me shtetin hebre, shtoi presidenti i SHBA-ve.

“Bravo! Ju do të ndiqeni nga vendet e tjera myslimane dhe arabe”, shkroi ai në Twitter, duke theksuar se është “një ditë tjetër e madhe për paqen në Lindjen e Mesme”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto