Nesër Samiti i Shkupit/Zyrtarizohet nisma për Shengenin Ballkanik

17:43 28/07/20211min135
gol1693-1200x0-1-large

Ditën e nesërme do të zhvillohet në Shkup forumi ekonomik “ Ballkani i bashkuar”, ku kryeministri Rama, presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev do të zyrtarizojnë në takimin e tyre të radhës nismën për Shengenin Ballkanik.

Shengeni Ballkanik synon liberalizimin e lëvizjes së qytetarëve dhe mallrave në pikat kufitare brenda rajonit tonë.

Për këtë arsye në takimin e nesërm do të marrin pjesë dhe kryetarët e Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së këtyre 3 shteteve.

Pas takimit do të firmoset dhe marrëveshja e bashkëpunimit rajonal mes Vuçiçit dhe Zaevit, si dhe do të ketë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto