Nesër mblidhet Kuvendi/ Rama dhe Lleshaj vihen përballë dy interpelancave

21:21 14/10/20203min113
Parlamenti-1-1

Parlamenti do të mbajë ditën e nesërme seancën e radhës plenare. Në këtë seancë do të jenë në rend dite dy interpelanca të thirrura nga deputetët e opozitës.

Kryeministri Rama, njëherësh edhe ministër i Jashtëm, në interpelancë me deputetët Vasil Sterjovski dhe Ligoraq Karamelo.

Vendin e tij më pas do ta zërë Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj. Interpelanca është kërkuar nga deputeti Lefter Maliqi.

Ky i fundit, në një postim në llogarinë e tij në Facebook shkruan se do të vërë përpara përgjegjësisë ministrin Lleshaj “për situatën e kriminalitetit në vend, drogës, Vettingut në polici dhe aksionet e OFL-së.

Të dashur miq! Nesër në orën 10:00, sipas dëshirës, më ndiqni në Parlament – Interpelancë me Ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj, për kriminalitetin, drogën, Vetting-un në Polici, aksionin e OFL-së etj. Faleminderit!”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.

Kontakto