Nesër kthesa e madhe, zbuloni çfarë do të ndodhë me motin në Shqipëri, surpriza në mesin e javës, temperaturat priten të shkojnë deri në…

15:45 19/02/20212min84

1591077728_motiii

Meteoalb me anë të një njoftimi zyrtar bën me dije se moti në vendin tonë do t’i lërë vendin temperaturave të ngrohta dhe motit me diell. Kjo do të jetë për ditët e ardhshme, të dielën dhe java që vjen.

Njoftohet nga Meteoalb në mesin e javës tjetër temperaturat do të arrijnë deri në 20°C.

Temperaturat rriten me 3-4°C të premten dhe në fundjavë duke bërë që pjesa më e madhe e territorit shqiptar të kalojë në vlera pozitive. Megjithatë rritja më e madhe e vlerave termike pritet të vijë javën tjetër dhe të vijojë deri në fund të muajit shkurt.

Fatmirësisht, gjatë kësaj periudhe do të qarkullojnë masa ajrore të lagështa mbi territor por pa mundur të sjellin reshje të konsiderueshme; priten vetëm reshje të pakta ditët e fundit të muajit

Temperaturat e mesditës gjatë javës tjetër do të ngjiten mbi 20°C në disa qytete të ultësirës perëndimore duke krijuar ndjesinë e ardhjes së shpejtë të pranverës. Megjithatë, edhe gjatë pjesës së parë të muajit mars, herë pas here do të ketë hyrje të masave ajrore nga veriu i Europës të cilat do të ulin temperaturat në vlera negative për zonat malore por ditët e acarta kanë ikur” sipas Meteoalb.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto