Nesër hyn në fuqi vendimi / Ja rastet dhe vendet kur maska duhet mbajtur me DETYRIM!

12:29 14/10/20203min139
policia-4-850x567-1-600x360-1

Ministria e Shëndetësisë ka dalë mesditën e sotme në një deklaratë për mediat në lidhje me vendimin e qeverisë për mbajtjen e detyrueshme të maskave nga të gjithë qytetarët shqiptarë, duke filluar nga dita e nesërme.

Drejtoresha e ISHP, Albana Fico doli ditën e sotme duke thënë se maska/Barriera mbrojtëse e fytyrës ndihmon në zvogëlimin e përhapjes së infeksionit në komunitet duke minimizuar transmetimin e tij nëpërmjet spërklave nga individë të infektuar.

Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë janë përcaktuar vendet dhe rastet se kur maska duhet përdoret me detyrim nga të gjithë, mes të cilave mund të përmendim faktin që atë duhet ta mbajnë të gjithë personat mbi 11 vjeç, në dyqane apo supermarkete, në mjetet e transportit publik dhe jopublik, gjatë ecjes në rrugë etj.

KUR DUHET TË MBAHET MASKA:

Barriera mbrojtëse (maska) duhet patur gjithmonë me vete.

Përdorimi i barrierës mbrojtëse (maskës) jashtë shtëpisë rekomandohet parimisht në këto raste:

  1. Sa herë dilni nga shtëpia;
  2. Çdo individ mbi moshën 11 vjeç;
  3. Gjatë të gjithë ditës gjatë të gjithë veprimtarisë jashtë banesës.
  4. Në çdo dyqan, supermarket apo aktivitet tregtar
  5. Në të gjitha mjetet e transportit publik dhe jo publik kur në to gjenden persona të tjerë përveç drejtuesit të automjetit.
  6. Edhe gjatë ecjes në rrugë
  7. Gjatë qëndrimit në të gjitha vendet publike të hapura si park apo shesh
  8. Gjatë të gjithë aktivitetit të punës në zyra, të gjithë institucionet publike dhe jo publike, teatër, kinema, muze, biblioteka, etj
  9. Në hyrje dhe dalje nga banesa si dhe ashensorë
  10. Përpara dhe pas konsumit të ushqimit në bare dhe restorante
  11. Në motoçikletë kur merr një person tjetër jo anëtare të familjes
  12. Nëse jeni duke u kujdesur në shtëpi për një familjar me COVID-19
  13. Në të gjitha institucionet fetare.
  14. Nga personat që e kanë kaluar SARS COV -2 për t’u mbrojtur nga shkatarët e tjerë infektivë respiratorë.
  15. Në institucionet arsimore dhe ato të kujdesit shëndetësor sipas rekomandimeve të mëparshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto