Nesër hapen baret dhe restorantet në ambiente të mbyllura / Manastirliu publikon rregullat strikte që duhet të ndiqen!

12:41 30/09/20202min94
Screenshot_1-130

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka publikuar mesditën e sotme në profilin e saj në Facebook rregulloren strikte për klientët dhe punonjësit bareve dhe restoranteve në ambiente të mbyllura, në kuadër të lirimit të masave për parandalimin e Covid-19.

Një ditë para hapjes së këtyre bizneseve, me anë të një fotoje në rrjetet sociale, Manastirliu kërkon të zbatohen rregullat me qëllim ruajtjen e shëndetit për vete dhe të tjerët.

Postimi i ministres Manastirliu:

“Respektimi i protokolleve strikte të sigurisë, është thelbësor për ruajtjen e shëndetit të qytetarëve.

-Në hyrje higjienizues për duart;

-Personeli duhet të mbajë maskë;

-Tavolinat në distancë 2 me larg njëra-tjetrës.”, shkruan ministrja Manastirliu.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *