
Kryeministri Rama ka replikuar me një qytetare së cilës i ka kërkuar që të flasë me emra konkretë në denoncimin e saj se nëse nuk paguan në Urgjencë nuk të çojnë në repart.
Pas qëndrimit të kryeministrit Rama nuk ka munguar as replika nga qytetarja, e cila ka shkruar sërish duke u treguar e gatshme që të komunikonte me të.
Përplasja mes Ramës dhe qytetares ka ndodhur në rrjetin social “Facebook”, ku në profilin e kryeministrit ishte shpërndarë një video ku shfaqej ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në qendrën e re shëndetësore në Kombinat.
Mesazhet mes Ramës dhe Qytetares:
Komentuesja: Ju dilni gjithmone dhe flisni, por realiteti eshte krejt ndryshe. E dini ju ministre se ne urgjencen e spitalit Nene Tereza nqs nuk paguan nuk te cojne ne repart. Shko dhe shiko realitetin.,shiko edhe vendet e punes qe u jepen njerezve qe jane servil te partise Socialiste
Edi Rama: Realitet eshte ky nuk eshte film artistik, ndersa per sa i perket akuzes qe ben, beje konkrete me emer e mbiemer ose hesht e mos hidh balte mbi bluzat e bardha, qe po e tregojne veten ne diten me te erret per shendetin publik per shkak te pandemise!
Komentuesja: Po te ishte mundesia te flisnim, do te ti jepja edhe emrat. Nuk po hedh balte mbi bluzat e bardha, flas per nje realitet qe e kam kaluar. Mund te me kontaktoni, nuk i trembem se vertetes. Edi Rama mund te flasim kur te duash!