Nënkalim të rrethrrotullimi “TEG” për aksin Tiranë-Elbasan

22:08 16/10/20201min212
nenkalim

Qeveria do të ndërtojë një nënkalim në rrethrrotullimin e TEG, pjesë e Unazës së Madhe të kryeqytetit, rrugë e cila lidh disa nyje të Tiranës, por edhe aksin kombëtar Tiranë-Elbasan.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur tenderin për të nisur punimet në këtë segment këtë të premte dhe nëse procesi do të shkojë pa ankimime, parashikohet që punimet të nisin në dhjetor të këtij viti.

Vepra do t’i kushtojë buxhetit të shtetit të 12 milionë euro dhe përfundimi i saj pritet të ulë numrin e aksidenteve në këtë aks.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *