(Nënë e 4 fëmijëve) E rëndë në Korfuz / Ishte duke notuar, motoskafi vret gruan e milionerit të pronave

10:50 02/09/20202min68
gruaja-e-milionerit-780x405-1

Policia greke në një deklaratë të bërë publike sot, tha se një plazhiste britanike që u vra dje nga një motoskaf i shpejtë teksa notonte në plazhin e Korfuzit, ishte 60-vjeçarja Claire Glatman, gruaja e milionerit britanik të pronave, Mark Glatman.

Ajo u godit në mënyrë fatale teksa notonte në plazhin Avlaki në Korfuz, teksa trupi i saj u zbulua nga një tjetër plazhist mëngjesin e djeshëm.

Ironikisht tre shtetas të tjerë britanikë po kërkohen në lidhje me incidentin, të cilat ashtu si dhe Glatman kanë shtëpi private pushimi në ishull, raportonin mediat vendase.

Motoskafi i përfshirë në incident raportohet se ishte gjetur i braktisur në një plazh aty pranë dhe tashmë po hetohet nga autoritetet.

Zonja Glatman nga Bedale në Britani, ishte në pushime me të shoqin Mark, 63 vjeç, dhe dy bijat e mëdha. Ajo ka gjithashtu dy djem, të cilët nuk kishin fluturuar në drejtim të Greqisë.

Mjeku ligjor Ioannis Aivatidis tha se zonja Glatman kishte pësuar plagë të shumta në krahë, gjoks, bark dhe në pjesën e sipërme të këmbës së djathtë.

Ai shtoi se goditja e motobarkës kishte e qenë e fortë dhe viktima kishte vdekur vetëm disa momente më vonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto