Nëndrejtori i Policisë së Tiranës: Denonconi fqinjët nëse thyejnë karantinën

20:18 12/11/20206min208
dhimitraq-ziu (1)

Nëndrejtori i Policisë së Tiranës, Dhimtraq Ziu iu ka kërkuar qytetarëve që të spiunojnë fqinjët e tyre nëse këta të fundit thyejnë karantinën gjatë orarit 22:00 të mbrëmjes deri në 6 të mëngjesit.

Ne kemi edhe ndihmën e qytetarëve që na njoftojnë, por janë të pakta telefonatat. Të gjithë qytetarët dhe komshinjtë të informojnë se policia do të jetë pranë qytetarëve për t’ia komunikuar urdhrin“, u shpreh Ziu në një intervistë për Abc News.

Sipas Ziut, mbrëmë janë vendosur 20 gjoba për thyerje të urdhrit të ndalimit të lëvizjes, ndërsa shpjegoi se qytetarët janë ndërgjegjësuar për rrezikun dhe pjesa më e madhe e tyre po zbaton urdhrat me përjashtime të vogla që e kanë pësuar me masat administrative.

Ai shtoi se ashtu si mbrëmë edhe sonte dhe në vijim do të jenë në terren 250 efektivë policie.

Intervista e plotë në “ABC”.

Si ka qenë dita e parë me orën policore?
Ka qenë një mbrëmje e qetë. Ora e policisë për shkak të një vlerësimi nga komuniteti dhe biznesi do të quhet ora e qytetarëve dhe bizneseve.

Jo nuk është frikë nga gjoba. Mbrëmë ka qenë bindja dhe ndërgjegjësimi qytetar, pasi kemi vendosur vetëm 20 masa administrative për Tiranën. 4 për drejtues automjetesh dhe janë sekuestruar, një për subjektin dhe 15 për qytetarët që ndodheshin për këto qytetarë, në këtë lokal.

Nuk e dinin për urdhrin e ri?
Jo, e dinin dhe e bënin me dashje dhe qytetarët, u kënaqën se ka qenë bezdisje për qytetarët. Policia kishte ndërhyrë disa herë.

Si ka qenë nata e parë, do të ishit që në fillim të rreptë?
Mbrëmë hasëm problematikë me qytetarët por u gjet rruga më e mirë e mundshme. Vazhduam me këshillimin, kishte të papritura, për shkak se e-Albania nuk funksiononte nga ngarkesa. Por toleranca e policisë për rastet e spitaleve apo ambulancat, u tregua tolerante, por duke zbatuar kërkesat për maskat.

Po për maskat sa gjoba janë vendosur?
Ne zakonisht jemi 250 masa administrative në ditë në Tiranë, këtu varion.

Kaq policisë ka apo qytetarët janë aty te kjo?
Kjo është në raport të drejtë me ligjin.

Nuk është se keni një normë?
Absolutisht. Paligjshmëria e dukshme do të përballet me ligjin

Keni konflikte në rastin e vendosjes së gjobave?
Sikur kemi konflikt me njerëzit që e bëjnë me dashje kemi edhe përkrahjen e qytetarëve që të vendosen masat. Në momentin që ka konflikt kemi edhe qytetarë që na bëhen pro.

Nga gjobat në 24 orët e para, çfarë vlere kishin?
Vlera me 10 mijë lekë të vjetra për shtetasit, 1 milion të reja për subjektin dhe për drejtuesit e mjeteve masë administrative dhe bllokim mjeti.

Sa forca jeni?
Mbrëmë bëmë një organizim të ri me forca shtesë.

Sa ishte numri?
Rreth 250 për Tiranën.

Keni mungesa për shkak të pandemisë?
Edhe policia është pjesë e prekjes.

Sa % e policëve mungojnë se janë të infektuar?
Ka edhe punonjës policie, ne jemi edhe drejtpërdrejt me qytetarët dhe nuk e kemi informacionin e duhur nëse qytetari që komunikojmë është i prekur. Por me mundësitë tona me masa, jetojmë si qytetarë. 2 punonjës policie kanë humbur jetën, një e kemi në spital, në gjendje të përmirësuar.

A vazhdoni të monitoroni kush thyen karantinën?
Ne vijojmë me mundësitë tona.

A keni informacion nga sistemi shëndetësor se kush është i infektuar?
Pa diskutim na vijnë raportet, i kalojmë te policët e zonave që i verifikojnë.

Në Tiranë nuk po e respektojnë karantinën?
Nuk na rezulton kështu. Ne kemi edhe ndihmën e qytetarëve që na njoftojnë, por janë të pakta telefonatat. Të gjithë qytetarët dhe komshinjtë të informojnë se policia do të jetë pranë qytetarëve për t’ia komunikuar urdhrin.

Keni kapur?
Po kemi pasur.

Sa?
Mund të jenë rreth 10 persona, janë ndëshkuar me masë administrative

Këtu nuk do të keni këshillim por do të jeni të rreptë?
Jo, sepse do të ketë vepër penale për punonjësit e policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto